leoni

Kadri Veseli

Kadri Veseli: Kemi dëshmuar se kur duam mund të jemi bashkë mund të zgjidhim çështje

Në përfundim të debatit për demarkacionin, folën përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që dhanë mendimet e tyre pro dhe kundër këtij procesi. Ndërkohë, Kryekuvendari, Kadri Veseli në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se kemi dëshmuar se kur duam mund të jemi bashkë mund të zgjidhim çështje. Ndërkaq, kryetari i Komisionit Shtetëror, Murat Meha, në konkuzionin e fundit tha “Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna që tregojnë përputhshmërinë”. “Ne si komision e mbajmë qëndrimin tonë profesional. Mashtrimi i këtyre mashtruesve është spekulimi me rregulloren e punës dhe spekulimi që thuhet se pse kadastri i Kosovës nuk është në rregull. I kemi materialet e Malit të Zi. Pse nuk i keni shfletuar materialet e Kosovës që janë në dispozicion. Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna dhe tregojnë fiks përputhshmërinë. Aty përputhen dhjetë zona kadastrale. Këto të dhëna kadastrale për territorin tonë i kemi përgjatë gjithë vijës kufitare, e aty i kemi 18 zona kadastrale”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …