Kryetari Latifi takon nëndegët e fshatrave Xërxë, Gexhë, Malësi e Vogël dhe Kramovik

Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe kandidat për deputet i Koalicionit AAK-Nisma për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, z. Smajl Latifi bashkë me kandidatët tjerë për Deputet nga kjo komunë vizituan nëndegët e fshatrave Xërxë, Gexhë, Malësi e Vogël dhe Kramovik.

Kryetari Latifi në postimin e tij ka shkruar:

Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe një frymë të bashkuar, së bashku me kandidatët për deputet nga dega jonë, takuam nëndegët e fshatrave Xërxë, Gexhë, Malësi e Vogël dhe Kramovik. Diskutuam për mobilizimin në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe morëm besimin e plotë të tyre për të vazhduar këtë rrugë të përbashkët.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe gatishmërinë për të qenë krah nesh në çdo hap!

Bashkë, për KOSOVËN FITUESE!

AAK 137

Ramush Haradinaj 1

Smajl Latifi 16

Saranda Sallteku 13

Ardian Rama 67

Afrim Dina 71

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim doktoreshën e shkencave në fushën e informatikës kuantike dhe të mësimit makinerik Lirandë Pira

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur të martën në takim doktoreshën e …