leoni

Ramosaj:Kur gratë bëjnë zgjedhjen e tyre, udhëheq ajo forcë politike

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj në takimin e sotëm me gratë nga komuna e Deçanit ku i pranishësh ishte edhe kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, deklaroi se kur gratë bëjnë zgjedhjen e tyre, udhëheq ajo forcë politike.

Sipas kryetarit Ramosaj i cili është edhe kandidat për Deputet nga radhët e AAK-së, Gratë dhe vajzat e Deçanit, kanë vendosur t’ia besojnë të ardhmen e familjeve të tyre, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Liderit Ramush Haradinaj.

Festojmë bashkë me 9 Shkurt! ka thënë Ramosaj.

Në anën tjetër lideri i AAK-së, z. Ramush Haradinaj në fjalën e tij ka shpalosur vizionin e tij drejt fuqizimit të rolit të gruas, nga e drejta e trashëgimisë te fuqizimi ekonomik.

Programi ynë për Kosovën Fituese ofron plane konkrete veprimi:

• Ndryshimi i parë i menjëhershëm do të jetë zbatimi në plotni i Ligjit për trashëgiminë, ku çdo grua do të jetë trashëguese dhe bartëse e barabartë e pronës së paluajtshme.

• Shteti do të ofrojë garanci dhe do të subvencionojë hua për biznese që udhëhiqen nga gratë.

• Do ta zbatojmë orarin fleksibil për gratë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë nën moshën shkollore.

• Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh.

• Do të mbështesim krijimin e familjeve të reja dhe rritjen e tyre: për fëmijën e parë do të jepen 1500 euro, për të dytin 2500 euro, dhe për të tretin 3500 euro.

 

Ky është zotimi ynë për të ndërtuar një Kosovë ku barazia gjinore dhe mirëqenia familjare janë themel i shoqërisë sonë! ka deklaruar kandidati për Kryeministër i Koalicionit Nisma Socialdemokrate – AAK Forumi Intelektual E-30 Lista Konservatore, z. Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim doktoreshën e shkencave në fushën e informatikës kuantike dhe të mësimit makinerik Lirandë Pira

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur të martën në takim doktoreshën e …