Juristja e mediave, Flutura Kusari, në një postim të saj, ka deklaruar se liria e shprehjes dhe e mediave është përkeqësuar dhe, Kosova në këtë drejtim nuk shquhet më si kampion i lirisë së medias në rajon. Sipas saj, partitë politike duhet ta përfshijnë në programet e tyre, një pjesë të veçantë me hapa specifik për përmirësimin e lirisë së medias. Liria e mediave dhe e shprehjes është përkeqësuar dukshëm dhe vendi ynë nuk shquhet më në rajon si kampione e lirisë së medias dhe shprehjes. Partitë politike duhet të shfrytëzojnë momentumin që në programin e partive të tyre politike t’ia dedikojnë një pjesë të veçantë hapave që të do ndërmarrin për të përmirësuar lirinë e medias në Kosovë. Personalisht, nga programet politike që do të shpalosen, këtë pjesë jam duke e pritë me padurim”, ka shkruar Flutura Kusari në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë
Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …