leoni

Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar sërish kundër akuzave të Berishës i cili tha se është një ‘kriminel elektoral në Kukës’

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar sërish kundër akuzave të Berishës i cili tha dje se është një ‘kriminel elektoral në Kukës’. Pandeli Majko njofton se ka bërë një hap konkret. Ai ka takuar kryetaren e Kuvendit dhe shkruan se i kërkoi Spiropalit që t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, “lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha.  Në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali! I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë

Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …