Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të vendosë në mes të dy kandidatëve për pasardhësin e Miroslav Lajçakut në postin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Bëhet e ditur se diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, janë të vetmit kandidatë të cilët janë paraqitur për këtë post zyrtar deri të premten e kaluar, kur edhe skadoi afati për dorëzimin e aplikimeve. Mandati i përfaqësuesit të lartë Miroslav Lajçak mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Zgjedhja e pasardhësit të tij është momentalisht në vazhdim e sipër dhe në do të japim njoftime të reja me kohë”, ka thënë Annita Hipper, zëdhënëse e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë
Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …