Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në Shqipëri me ftesë të ministrit, Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në Shqipëri me ftesë të ministrit, Pirro Vengu. Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, që u mbajt në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, sot kisha nderin që të marr pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher. Maqedonci shton tutje se “Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

Nesër më 4 janar, Radio-Kosova e Lirë shënon 26-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit

Nesër më 4 janar,  në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë me një pritje …