Analistja, Aida Dërguti, ka theksuar se Vetëvendosja ka përdorur rrjetet sociale për një kohë të gjatë dhe është shumë e avancuar në krijimin e profileve të rreme dhe propagandës në këto platforma. Ajo vuri në dukje se nëse partitë opozitare përpiqen të përdorin të njëjtën strategji për të fituar pushtetin, ato do të humbin këtë garë, pasi ajo parti ka një avantazh të dukshëm në këtë fushë. Aida Dërguti tha se partia e Kutit ka përdorur rrjetet sociale në mënyrë shumë të fuqishme, duke përfshirë krijimin e profileve “fejke” dhe linçimin e kundërshtarëve, duke i bllokuar ata në platformat online. Ajo gjithashtu sugjeroi se mund të ketë një strategji nga nga kjo për të shmangur daljet e figurave kyçe të partisë në emisione gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që të kontrollojnë më mirë mesazhet e tyre dhe të shmangin përballjen me pyetje të vështira.
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë
Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …