Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve të tij të para fushatës zgjedhore ka komentuar përpjekjet për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke theksuar se nuk janë kundër njerëzve të pasur, por ata duhet të tregojnë se si kanë fituar pasurinë e tyre. Kurti shtoi se nuk mund të pranohet që dikush të thotë “s’po më kujtohet” kur pyetet për burimin e pasurisë. Dardan Molliqaj, lideri i PSD-së, i ka rikujtuar Kurtit një deklaratë të ministrit Liburn Aliu, ku ai pohonte se nuk e mbante mend se sa kishte paguar për një banesë. Molliqaj ka theksuar se është e pabesueshme që ministrat e Kurtit nuk e mbajnë mend çmimin e banesave të blera në lagjet më të shtrenjta të Kosovës, siç është Marigona Hill. Ai shtoi se, është e pamundur të blihet një pasuri në këto lagje dhe të mos kujtohet çmimi i saj.