Altin Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me vizitat në Hagë. Ai theksoi se të gjithë politikanët në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, duhet t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Unë mendoj se secili politikan në Kosovë, pavarësisht partive politike, duhet t’i vizitojë. Është një kontribut që është dhënë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata nuk janë në Hagë për politikat e tyre, deklaroi Krasniqi. Altin Krasniqi vuri theksin në rëndësinë e mbështetjes morale për të burgosurit dhe familjet e tyre, duke shtuar se vizitat nga dashamirët janë një lehtësim për ta në përballimin e sfidave të vështira.
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë
Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …