leoni

Kandidati për deputet i PDK, Ferat Shala, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për keq-menaxhimin e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci

Kandidati për deputet i PDK, Ferat Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për menaxhimin e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, duke e akuzuar për keqpërdorim të ligjit dhe mekanizmave shtetërorë. Shala ka vënë në dyshim mënyrën se si janë realizuar të hyrat e rritura të kësaj ndërmarrjeje, duke theksuar se këto janë arritur në kurriz të qytetarëve përmes tarifave më të larta për energjinë elektrike. Përfitimi prej 1.6 milion eurove i gjeneruar nga “Ibër-Lepenci” gjatë vitit 2024 vjen si rezultat i praktikave të cilat, sipas tij, dëmtojnë interesin publik dhe rëndojnë mbi qytetarët. Rritja dramatike e të hyrave të ‘Ibër-Lepencit’ dhe mënyra se si është realizuar kjo rritje janë shqetësuese. Përkundër përpjekjeve për ta paraqitur këtë si sukses, realiteti flet për një sistem që dëmton interesin publik dhe qytetarët. Shala, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të nisë hetime urgjente për, siç e quan ai, “korrupsionin masiv në sektorin e energjisë” dhe veprimet e kundërligjshme të qeverisë aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë

Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …