Gjykata Penale në Bruksel, ka dënuar tre serbë me burg të përjetshëm për vrasjen e veprimtarit shqiptar Enver Hadri. Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq u shpallën fajtorë për ekzekutimin e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spasiq u shpall fajtor si urdhërdhënës i vrasjes. Enver Hadri, i cili ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra më 25 shkurt të vitit 1990, në Belgjikë, derisa ishte ndalur në semafor të kuq. Ai u qëllua në kokë nga një automjet tjetër që u ndal pranë tij. Hetimi që ka zgjatur disa vjet ka konkluduar se vrasja e Hadrit ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të grupeve kriminale të Beogradit. Bija e tij,Teuta Hadri, konfirmoi se ky është një rishikim i procesit që filloi në vitin 2016, kur tre të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm. Ajo tha se shpreson që vendimi të mbetet i njëjtë si në vitin 2016, kur ata u shpallën fajtorë, por që u dënua në mungesë pasi nuk ishin të pranishëm në gjykim.
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë në Ballkan, veçmas për situatën në Kosovë ku gjendja është shumë e brishtë
Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella …