Kryetari Latifi vizitoj kompaninë prodhuese “Frigostar” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij vizitoj kompaninë prodhuese “Frigostar” në Xërxë ku uprit nga pronari z. Sinan Ejupi. Në një postim të tij në facebook kryetari Latifi ka shkruar: I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizitova biznesin “Frigostar” në Xërxë, një shembull i shkëlqyer i suksesit në industrinë e prodhimit. Kjo kompani, me pronar z. Sinan Ejupi nga Rahoveci, operon që nga viti 2003 dhe është e specializuar në prodhimin e pajisjeve të gastronomisë.

Kompania ka një infrastrukturë moderne prej 3000m² dhe mbi 50% të prodhimit të saj eksportohet në vendet e Evropës, që tregon cilësinë dhe konkurrueshmërinë e produkteve të saj. Ky sukses i “Frigostar” është një faktor i rëndësishëm në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe ndihmon në diversifikimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë në komunën tonë.

Falënderoj z. Ejupi dhe stafin e tij për pritjen e përzemërt! Ju uroj suksese të vazhdueshme dhe zhvillim të mëtejshëm në fuqizimin e sektorit të prodhimit, ka shkruar ndër të tjera në faqen e tij facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Prishtina pritet të pozicionohet si një qendër inovacioni teknologjik global

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama është shprehur i lumtur që rinia jonë …