leoni

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar  pemëtarët e njohur të fshatit Kovragë dhe u ka premtuar mbështetje

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar  pemëtarët e njohur të fshatit Kovragë dhe u ka premtuar mbështetje. Ai ka thënë  se do t’i mbështes të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojë punën e tyre. Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë. Isha i rrethuar nga pemëtarët e vyeshëm të Kovragës së Istogut, shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit. Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre. Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë. Kosova mundet ma mirë për bujqësinë. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore në aktakuzën e Prokurorisë kundër Xh. Sveçlës, S. Zybës, F. Pacollit dhe D. Millakut

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar …