Enver Hasani

Enver Hasani: Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe sipas Marrëveshjes së Ohrit, cenon sovranitetin e Kosovës

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për miratimin e Ligjit për Liritë Fetare, i cili do të përcaktojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe  në Kosovë. Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se miratimi i këtij ligji është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe i ftoi deputetët e Kuvendit ta mbështesin. Sipas Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në këtë ligj dhe formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe janë në funksion të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfaqësojnë një cenim të sovranitetit të Kosovës. Ligji formalizon një realitet ekzistues dhe garanton trajtim të privilegjuar për Kishën Ortodokse Serbe, duke i dhënë asaj paprekshmëri absolute. Ky trajtim i veçantë buron nga marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit dhe përbën një sfidë për juridiksionin e shtetit laik të Kosovës, deklaroi Hasani. Ai theksoi se për KOS-in ekziston një trajtim i ngjashëm me eksterritorialitetin, i cili zakonisht zbatohet vetëm për hapësira diplomatike. Enver Hasani kritikoi mungesën e dispozitave të qarta për rastet ku ndërhyrja e autoriteteve është e nevojshme, si në sulmin e fundit në Banjskë, ku kishat u përdorën si strehë për aktivitet kriminal.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore në aktakuzën e Prokurorisë kundër Xh. Sveçlës, S. Zybës, F. Pacollit dhe D. Millakut

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar …