Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përmbyllur një ditë intensive me vizitën e tij në Nekoc të Drenasit, ku ka takuar miq dhe bashkëluftëtarë. Gjatë fjalës së tij, Limaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve të Kosovës, duke e konsideruar këtë si themelin për një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme. Vetëm përmes bashkimit mund të avancojmë përpara. Koalicioni ynë përfaqëson forcën, unitetin dhe vizionin për një Kosovë më të mirë, tha ai. Në mesazhin e tij, Limaj foli për disa priorite kryesore, duke përfshirë: sigurinë, rritjen ekonomike, pavarësinë energjetike, anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ai u shpreh i bindur se qytetarët janë rreshtuar pas vizionit të tij dhe të koalicionit për të ndërtuar një shtet të denjë dhe fitues në arenën ndërkombëtare. Slogani i tij, “Kosovë fituese”, përçon një mesazh të qartë optimizmi dhe përkushtimi ndaj progresit të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore në aktakuzën e Prokurorisë kundër Xh. Sveçlës, S. Zybës, F. Pacollit dhe D. Millakut
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar …