Kryetari Latifi filloi ciklin e takimeve me fermerë

Bujqësia është zemra e Rahovecit dhe fermerët tanë janë forca që mban gjallë këtë traditë të çmuar. Sot, nisëm ciklin e takimeve me ta për të reflektuar mbi sukseset e vitit të kaluar dhe për t’i diskutuar sfidat dhe mundësitë për vitin 2025, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Si gjithmonë, bujqësia mbetet prioriteti ynë. Për këtë arsye, kemi rritur buxhetin për sektorin e bujqësisë çdo vit dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim fermerët me të gjitha mundësitë nga buxheti i komunës.

Ky cikël i takimeve na jep mundësinë për t’i dëgjuar nga afër fermerët dhe për të ndërtuar së bashku plane që i përgjigjen nevojave të tyre. Përkrahja për ta është përkushtimi ynë për një Rahovec më të fortë dhe më të zhvilluar.

Po punojmë për të qenë gjithmonë krah jush, thuhet në postimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Me shumë dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Xhevat Iberhysaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me shumë dhembje ka pranuar lajmin për …