Kryetari Latifi me bashkëpuntorë vizituan kompaninë “Haxhijaha”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntërët e tij ka vizituar kompaninë e njohur “Haxhijaha”, ku u mirëpritën nga Shkumbin dhe Alberin Haxhijaha.

Në postimin e tij në facebook kryetari Latifi ka shkruar:

Në zemër të Rahovecit, aty ku përkushtimi dhe vizioni janë trashëguar brez pas brezi, ndodhet “Haxhijaha”, një emër që e njeh çdo fermer dhe çdo familje që synon cilësi dhe inovacion në bujqësi. Kjo kompani, që nga themelimi në vitin 1989 nga Halim Haxhijaha, ka ndërtuar një histori suksesi, duke u bërë simbol i besueshmërisë dhe profesionalizmit jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej kufijve të saj.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizitova këtë biznes të suksesshëm që drejtohet me përkushtim nga Shkumbin dhe Alberin Haxhijaha, ku ofrohen mbi 6000 produkte të cilësisë së lartë, duke përfshirë mekanizma bujqësorë të markave më të njohura, pleh artificial, goma, bateri dhe pjesë të tjera që plotësojnë nevojat e bujqësisë moderne.

Me mbi 40 punëtorë dhe tri pika shitjeje, në Rahovec, Xërxë dhe Gjakovë, “Haxhijaha” vazhdon të jetë një shembull i shkëlqyer i suksesit, duke eksportuar 20% të produkteve në vendet e Ballkanit.

Falënderoj Shkumbinin, Alberinin dhe ekipin për mikpritjen e ngrohtë dhe iu uroj suksese të vazhdueshme në punën e tyre të çmuar, thuhet në postimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Me shumë dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Xhevat Iberhysaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me shumë dhembje ka pranuar lajmin për …