Kryetari Nura ka mirëpritur në takim deputeten nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu 

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura të enjtën ka mirëpritur në takim deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu

“Kënaqësi të mirëpres deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu, me të cilën miqësia është po aq e hershme sa mosha jonë, një grua që përgjegjshëm ka përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme interesin e Komunës dhe qytetarëve tanë, në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme që e kanë shtyrë të rikandidojë edhe për një mandat për të qenë deputete në organin më të lartë ligjbërës të Kosovës”, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Me shumë dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Xhevat Iberhysaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me shumë dhembje ka pranuar lajmin për …