Argita Malltezi ka thënë se jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë për medie. Kjo çështje ka lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK, më 19 tetor nga ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Irena Gjoka ka kërkuar nga SPAK-u, që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës, e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS-së. Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga SPAK për këto akuza publike që vajza e ish-kryeministrit ka bërë ndaj saj.
Kontrolloni gjithashtu
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi i katërt për komunat …