Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, parti kjo në pushtet, për të bojkotuar disa nga televizionet më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe televizionin T7, shkruan Gazeta Express. AGK në reagimin e saj, ka bërë të ditur se është e shqetësuar me zhvillimet që lidhen me nisjen e fushatës për zgjedhje, dhe ka ftuar VV-në që ta rishqyrtojë pozicionin e saj. Po ashtu, nga AGK është thënë se vendimi i VV-së për bojkot është kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet për politikat e saj. AGK-ja gjithashtu dënon targetimin e vazhdueshëm që zyrtarët e Vetëvendosjes bëjnë ndaj gazetarëve dhe mediave, duke përfshirë postimin e sotëm të zëdhënësit Arlind Manxhuka, i cili, mes tjerash, cilëson mediat edhe si “institucione paralele.” Kjo gjuhë e rrezikshme është e papranueshme dhe vështirëson klimën për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë’’, thuhet mes tjerash nga AGK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi i katërt për komunat …