Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, Komandanti i FSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ky takim u zhvillua  në Bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein, Gjermani. Takimi u bashkëdrejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Në takim mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi shtetet e koalicionit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe adresoi kërkesat për vitin 2025. Gjatë forumit, Gjeneral Jashari zhvilloi një takim me Gjeneral Christopher Cavoli, Komandantin e Forcave Amerikane për Evropë, ku ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të forcuar paqen dhe sigurinë euroatlantike. Kosova, pjesë aktive e këtij koalicioni, ka mbështetur Ukrainën përmes trajnimit të forcave luftarake, ndihmës në fushën e deminimit dhe dhurimit të pajisjeve, automjeteve dhe municioneve të kalibrave të mëdhenj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim …