leoni

Arben Gashi

Kandidati i LDK-së, për deputet, Arben Gashi, kritikoi kryeministrin Kurti për shmangie ndaj Kuvendit, mediave e debateve televizive

Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shmangien e tij ndaj Kuvendit, mediave dhe debateve televizive. Gashi ka akuzuar Kurtin se po i shmanget llogaridhënies për të mos nxjerrë në pah dështimet dhe aferat e qeverisjes së tij. Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të partisë që të mos paraqiten askund, shkroi Gashi. Arsyeja kryesore për këtë shmangie është fshehja e skandaleve dhe dështimeve: Llogaridhënia parlamentare,  Kurti nuk dëshiron të ballafaqohet, sepse kjo nxjerr në pah problemet e qeverisjes, përfshirë figurat si “Martinët, Ngagipat dhe Rozetat.” Hetimi parlamentar: Paralizohet për të mos zbardhur skemat korruptive. Shmangia nga debatet: Si në parlament, ashtu edhe në media, për të mos u përballur me kritikat dhe dështimet. “Kosova ka nevojë për ndryshim! Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë përmes postës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në …