Besnik Tahiri: Nëse vijmë në pushtet, ne do ta dërgojmë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim

Besnik Tahiri nga AAK, deklaroi kryeministri Albin Kurti nuk po synon të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke pretenduar se kjo është një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai nuk po do me fituar. Nuk ka bërë asnjë zotim programor. Me projektin e tij ka futur disa njerëz në punë dhe ka përfunduar disa rrugë, por në këtë rast, po do me ikë nga përgjegjësia për Asociacionin dhe po synon të largohet nga pushteti duke ia lënë përgjegjësinë dikujt tjetër. Tahiri e akuzoi Kurtin se i ka lënë Kosovës “këmbët e arushës” me draftin aktual për Asociacionin, duke thënë se ky draft nuk është pranuar zyrtarisht nga kryeministri, por ka pasur ndikime në proces. Nëse vijnë në pushtet, AAK do ta dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, premtoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur

Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi  i katërt për komunat …