Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar partinë në pushtet për shmangien e debateve publike, duke theksuar se një qasje e tillë është karakteristikë e partive populiste dhe e atyre që ndodhen në pushtet. Partia që është në pushtet, por edhe partitë populiste, zakonisht shmangin debatet dhe argumentet. Aktualisht, qëndrimi i partisë në pushtet është që t’i ikë jo vetëm debateve me analistë, por edhe përballjeve me opozitën. Duke folur për aktivitetet e PDK-së, Haxhiu theksoi se partia është fokusuar në shpalosjen e programit të saj dhe prezantimin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. Jemi në fazën e shpalosjes së programit të Partisë Demokratike dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët, që të dinë se çfarë do të bëjmë ne në qeverisjen e ardhshme, kur Bedri Hamza ta udhëheqë qeverinë, tha Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë përmes postës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në …