Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-shkuarjen në Prokurori, duke e cilësuar këtë veprim si një mesazh të gabuar ndaj qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë. Kryeministri i Kosovës duhet të japë shembull për respektimin e ligjit dhe të institucioneve të shtetit. Ai theksoi se drejtësia është zemra e sigurisë së vendit dhe shmangia e përgjigjes ndaj ftesave të prokurorisë minon integritetin e sistemit. Vetën në Kosovë ndodhë që kryeministri të deklarojë se nuk i përgjigjet ftesës së prokurorit dhe të thotë që prokurori duhet të vijë tek ai. Kjo është një goditje ndaj zemrës së sistemit të shtetit, drejtësisë, deklaroi Limaj. Kur kryeministri thotë se nuk shkon te prokurori, imagjinojeni çfarë mesazhi merr një kriminel ordiner. Ky është një precedent i rrezikshëm për sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend,” shtoi Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë përmes postës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në …