Ministri, Hekuran Murati, kritikon Gjykatën Kushtetuese, sepse ia pezulloi vendimin e tij arbitrar

Në prag të fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, Qeveria i rrit 20 për qind pensionet e kategorive të dala nga lufta

Në prag të fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot  ka marrë vendim lëmoshe, për rritjen 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta, për herë të parë pas 4 vjet qeverisjeje. Ministri i Financave, fyesi dhe nënçmuesi i çoroditur i luftës çlirimtare,   Hekuran Murati,  ka thënë se të gjitha pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten për 20 për qind. Ky ministër, ka theksuar se rritje do të ketë edhe kategoria e veteranëve të luftës dhe viktimat e dhunës seksuale me 20 për qind mbi shumën aktuale. Po ashtu, qeveria  ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike për familjarët e veprimtarit, Enver Hadri. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Lyra Osmani mori mbështetjen e kabinetit qeveritar si Inspektore e Përgjithshme e Zyrës së Kryeministrit. Ndërsa, Avni Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …