Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të qeverisë lidhur me rritjen e pensioneve të veteranëve. Ai ka thënë me këtë vendim, veteranëve të UÇK-së u është rritur pensioni vetëm 34 euro. Duke kritikuar qeverinë Kurti për mostrajtimin e duhur të veteranëve të UÇK-së, ka kërkuar që mos t’i besojnë mashtrimit më 9 shkurt. Faton Klinaku ka shkruar ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë (350€), nga 170€ sa i kanë marrë do të thotë se me këtë ka pasur zbritje prej 180€. E tash, vendimi prej 20% rritje në kohë fushate është 34€. Në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€. Nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij, por kaluan katër vite dhe çështja e ‘verifikimit’ të veteranëve nga kjo qeveri ka qenë vetëm farsë e që i është dashur dhe i duhet vetëm për opinionin publik, çështje e cila është e një procesi gjyqësor i cili nuk ka përfunduar ende. Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit”, ka shkruar, Faton Klinaku, në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria-Kurti, granti i katërt për komunat mbetet një premtim i pambushur
Pas katër vitesh pritjeje dhe premtim nga Qeveria e Kosovës, shpërblimi i katërt për komunat …