BDI; Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, LSDM ka zgjedhur të shfrytëzon valën e albanofobisë

BDI deklaron se në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, LSDM-ja ka zgjedhur të shfrytëzojë valën e albanofobisë, duke ndjekur rrugën e VMRO-DPMNE-së.  Në vend që të përballet me krizën e vet dhe të marrë përgjegjësinë për dështimin e tyre, ajo po kërkon shpëtim duke i ushqyer maqedonasve një armik të rremë: shqiptarët.   Por e vërteta është e thjeshtë: maqedonasit nuk e urrejnë BDI-në se kinse paska korrupsion – ata e urrejnë sepse BDI fuqizoi shqiptarët dhe ndryshoi ekuilibrat e vjetër të pushtetit dhe prishi monopolet etnike.  Ata nuk e shohin BDI-në si problem të krimit, sepse vetë partitë maqedonase kanë sunduar këtë vend për 30 vjet duke e plaçkitur dhe degraduar.   Maqedonasit sot po manipulohen të besojnë se shqiptarët janë kërcënimi i tyre ekzistencial.  Sot, partitë maqedonase, duke pasur në krye të qeverisë eksponentë të ‘botës serbe’, po mbjellin tek maqedonasit frikën se shqiptarët janë armiku i tyre.  Në realitet, shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë kërcënimi ekzistencial i maqedonasve.  Kërcënimi i tyre i vërtetë janë ata që mohojnë kishën e tyre, gjuhën e tyre, identitetin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Fitimi rekord i KEK-ut për 2022: Realitet ekonomik apo menaxhim i suksesshëm?

Është diskutuar fitimi i raportuar prej 105 milionë eurosh i Korporatës Energjetike të Kosovës për …