Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë u mirëpritën ngrohtësisht nga Shejh Mehdi Shehu

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi gjatë ditës u mirëpritë ngrohtësishtë nga shejh Mehdi Shehu.

Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook ka shkruar se Teqeja, e udhëhequr nga Shejh Mehdi Shehu, përfaqëson një vlerë të rëndësishme kulturore e shpirtërore për Rahovecin. Ajo ruan dhe përcjell traditat e pasura, trashëgiminë fetare dhe vlerat e harmonisë ndërnjerëzore që janë themeli i bashkëjetesës sonë. Kontributi i Shejh Mehdiut dhe i kësaj teqeje në forcimin e këtyre vlerave, si pjesë e Tarikatit Rifai, është i rëndësishëm dhe frymëzues.

Këto vizita më forcojnë bindjen se pasuria jonë shpirtërore dhe kulturore është ajo që e bën Rahovecin një vend të veçantë. Faleminderit Shejh Mehdiut për pritjen e përzemërt, thuhet ndër të tjera në postimin bë facebook të kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me ekspertë të fushës së hotelerisë ka diskutuar për të ardhmen e hotelit në Sheshin Qendror të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim me …