Fatmir Smajli, nga koalicioni “Lista për Familjen”, ka shpjeguar qëndrimet e kësaj partie për disa çështje të rëndësishme, duke theksuar se konservatorizmi nuk është kundër progresit shkencor, por kundër shthurjes morale. Konservatorizmi ka një histori progresive në fushën e shkencës, por se kjo ideologji është kundër atij progresi që, sipas tij, sjell “shthurje morale”. Ai tha se konservatorizmi shqiptar nënkupton respektimin e traditave dhe vlerave që kanë udhëhequr kombin shqiptar deri tani, dhe që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit dhe moralit tradicional. Smajli përmendi se konservatorizmi shqiptar nuk është i lidhur me refuzimin e zhvillimeve teknologjike, por theksoi se ata janë kundër çdo lloj transformimi moral që i largon individët nga vlerat tradicionale. Ai theksoi se për koalicionin “Lista për Familjen”, kjo është një nga çështjet kyçe që e karakterizon politikën e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Fitimi rekord i KEK-ut për 2022: Realitet ekonomik apo menaxhim i suksesshëm?
Është diskutuar fitimi i raportuar prej 105 milionë eurosh i Korporatës Energjetike të Kosovës për …