Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

Sot edhe zyrtarisht, ka filluar fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt 2025

Sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Partitë politike hapjen e fushatës zgjedhore e kanë caktuar kryesisht për në orët e mbrëmjes. Partia që nisi e para hapjen e fushatës  është Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal. Me rastin e nisjes së fushatës zgjedhore në Kosovë, nga ky koalicion kanë njoftuar se kanë bërë nderime në memorialin e familjes Jashari në Prekaz. Më pas në ora 16:30, Partia Demokratike e Kosovës hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit në sallën “1 Tetori”, Prishtinë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) bën hapjen e  fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, Prishtinë në ora 17:00. Lëvizja Vetëvendosje hapjen e fushatës e bën në Gjakovë, në sallën e sporteve “Shani Nushi” në ora 18:00. Në orën 18:30 Koalicioni për Familjen hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. Ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Listës së Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Sipas kësaj liste votuesish, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe, në veri

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele …