Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala ka thënë se Kosova ka obligim ndaj çdo shtetasi të Kosovës, i cili arrestohet në një vend tjetër që t’i siguroj mbrojtje ligjore dhe ndihma të tjera nëse ka nevojë. “Në këtë drejtim Kosova ka mbetur prapa dhe e kemi parë që shumica e tyre që kanë qenë të arrestuar dhe që janë liruar nuk kanë fjalë të mira për shtetin e Kosovës sepse nuk kanë treguar ndonjë interesim apo nuk ka vepruar në përputhje me obligimin ligjor që e ka. Ne kemi reaguar me një kërkesë për të gjithë ata të cilët kanë qenë ushtarët e UÇK-së mos të udhëtojnë nëpër Serbi, ka rrugë alternative.” ka deklaruar për Ekonomia Online, Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Sazan Ibrahimi: Qeveria ua mori parat komunave por nuk bashkëpunoi me to
Drejtori i ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se Qeveria e …