Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti: Kryeministri Albin Kurti nuk ka se çfarë të tregoj që ka bërë gjatë qeverisjes së vet prandaj shan qeveritë tjera

Kryeministri i mëhershëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kritikave që ju ka bërë kryeministri aktual, Albin Kurti qeverive paraprake. Deputeti, Avdullah Hoti ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti nuk ka se çfarë të tregoj që ka bërë gjatë qeverisjes së vet prandaj shan qeveritë tjera. Ai ka shkruar se qeverisja e Kosovës nga partia Vetëvendosje është një episod i keq i cili do të përfundoj më 9 shkurt. ‘‘Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgje. Nuk ka as çfarë ofron për mandatin tjetër. Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist. Ky episod fatkeq i qeverisjes në Kosovë merr fund me 9 shkurt. Ai e di këtë’’ ka shkruar eksperti i ekonomisë, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Bajrami: Kryeministrit Albin Kurti i duhet edhe një mandat qeverisës për me shlyer korrupsionin e katër viteve

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se kryeministrit, Albin Kurti i …