Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se kryeministrit, Albin Kurti i duhet edhe një mandat qeverisës për me shlyer korrupsionin që ka bërë gjatë këtyre katër vite qeverisje. “Albin Kurti dje në tubimin e hapjes së fushatës, në Gjakovë paska thënë se, nëse vijnë ata në qeveri, “me laps e shkruajnë zhvillimin dhe me gomë e shlyjnë korrupsionin”. Tash merreni me mend: në vitin 2025, një kryeministër që është në qeveri që katër vite, me 51% të votave – me krejt nivelet e pushtetit, po e kërkon mandatin tjetër për ta shlyer korrupsionin me gomë. Pra, me gomë me i shly paratë e tërhequra nga Martin Berishaj – 1.4 milionë euro, me i shly me gomë 36 milionë euro dëme në KEK, që i ka shkaktu Nagip Krasniqi, me e shly me gomë vendimin e vet për trajtimin sekret të tenderit 10-milionësh të rezervave shtetërore, me i shly me gomë qindra mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarë dhe me i shly me gomë 2123 kontrata sekrete, të bëra në katër sy. A e shihni tash për çka i duhet Albinit edhe një mandat? Me shly me gomë korrupsionin që e ka bërë këto katër vite” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Le të punojmë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes
Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza ka …