Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë treguar epërsi në hapjen e fushatës zgjedhore ndaj partisë në pushtet –Vetëvendosjes. Ai ka vlerësuar se dallimet mes tyre ishin të dukshme në aspekte të shumta, si në masivitetin e pjesëmarrjes, gjuhën përbashkuese si dhe në premtimet konkrete të menduara me kujdes. “Është gabim të cilësohet ky reformim i partive opozitare si një sukses i VV-së. Ky ndryshim reflekton kërkesat e qytetarëve, të cilat këto parti i kanë kuptuar dhe i kanë pranuar si të tilla pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Partitë që synojnë rritje duhet të jenë në gjendje të ndryshojnë, të përmirësohen dhe t’u përshtaten kërkesave të kohës” ka vlerësuar mes tjerash, aktivisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Le të punojmë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes
Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza ka …