Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim lidhur me nivelin alarmant të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut, e cila, sipas të dhënave të Euronews, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë të lidhur me ndotjen – një situatë e paprecedentë. Kjo gjendje përbën një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve tanë, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore kronike. Ndotja e ajrit kërkon një reagim urgjent dhe të mirë koordinuar. BDI vlerëson se qeveria dhe institucionet përkatëse duhet të prioritizojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. Në vend që të shpërqendrohen me çështje që dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike, kërkojmë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj sfidave mjedisore
Kontrolloni gjithashtu
Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka filluar paraqitjen, dëshmitari i 111-të i Zyrës së Prokurorit, William Gudwin
Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka filluar paraqitjen, dëshmitari i 111-të i …