Ramush Haradinaj; kryeministri Kurti, është ligavec, mashtrues, argat i Rusisë dhe i Serbisë, mercenar, i pafytyrë dhe shef i hajnave

Në hapjen zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, i cili është mbajtur në sallën “1 tetori”, në Prishtinë, ku edhe janë prezantuar kandidatët për deputetë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur fushatën  me akuza drejtuar kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka quajtur njeri të lig, mashtrues, argat i Rusisë dhe Serbisë, mercenarë, i pafytyrë dhe shef i hajnave. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalicioni që ai drejton ka listën me persona të dëshmuar për punë ndaj vendit. Ne duam Gjakovën ta lidhim me autostradë se je shkuar dje nuk ke pas fytyrë, je shkuar të gjakovarët qe 4 vjet ia ke ndal rrugën. Duam me lidh Pejën me autostradë, duam autostradën e Dukagjinit…shko se e ke fyer, e ke poshtëruar nderin e ushtarit të lirisë, ti je mercenar, nuk është UÇK-ja mercenar…shko Albin te prokurori se nuk po duam të vidhen rezervat shtetërore, nuk po duam të vjedh buka e ushtarit, nuk po duam të vidhet energjia, merri edhe hajnat tjerë, shko te prokurori se je shefi i hajnave“, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka filluar paraqitjen, dëshmitari i 111-të i Zyrës së Prokurorit, William Gudwin

Para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka filluar paraqitjen, dëshmitari i 111-të i Zyrës së Prokurorit, William Gudwin

Para trupit  gjykues  të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka filluar paraqitjen, dëshmitari i 111-të i …