Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të ndjerit si dhe degën e OVL-UÇK-së bëri homazhe te varri i tij, për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.
Prof. dr. Sabahajdin Cena ishte një kontribuues i madh, si i penës ashtu edhe i pushkës, duke dëshmuar përkushtimin ndaj lirisë dhe arsimit. Ai mbetet një figurë shembullore e guximit, dijes dhe përkushtimit ndaj kombit. Kujtimi për të do të rrojë gjithmonë, e vepra e tij do të jetë frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.
Lavdi jetës dhe veprës së prof. dr. Sabahajdin Cenës, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.