Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj Milan Radoiçiqit dhe 41 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit vazhdon të mbetet vetëm në letër, duke mos shënuar asnjë përparim drejt nisjes së procesit gjyqësor. Më shumë se katër muaj pas ngritjes së aktakuzës, ende nuk ka një vendim për gjykimin në mungesë të të akuzuarve, të cilët janë të pakapshëm për drejtësinë kosovare. Përveç Radoiçiqit, 42 të tjerët mbeten jashtë sistemit, ndërsa gjykimi ka nisur vetëm për tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Avokati i familjes së policit të vrarë në këtë sulm, Arianit Koci, thekson rëndësinë e trajtimit prioritar të kësaj lënde për shkak të ndikimit të saj në rendin kushtetues të Kosovës. “Unë jam i përgatitur për të dy opsionet – qoftë gjykim në mungesë apo në një formë tjetër. Gjykata duhet të vendosë sa më parë,” deklaroi Koci. Prokuroria Speciale ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të ndërmarrë këtë hap, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka bërë të ditur një vendim për vazhdimin e procesit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …