Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja. Ai familjen e ka quajtur themel të shoqërisë dhe shtyllë kryesore që mban gjallë kombin. Familja është themeli i shoqërisë shqiptare dhe shtylla kryesore që mban gjallë kombin tonë ndër shekuj. Përkrah patriotizmit dhe besimit, ajo luan një rol jetik në ruajtjen e vlerave tona kombëtare e morale. Në gjirin e familjes mësojmë të duam Zotin, të respektojmë atdheun dhe të kultivojmë dashurinë për njëri-tjetrin. Pacolli thekson se familja është vendi ku formohen parimet themelore të jetës dhe ku përcillen traditat “që na bëjnë shqiptarë të vërtetë. Familja është vendi ku mësojmë përkushtimin ndaj prindërve – nënës dhe babait – si dhe respektin për natyrën e krijuar nga Zoti, që përkufizohet në bashkimin natyral të gjinisë femërore dhe mashkullore”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria Kurti, ka shpenzuar 32 milionë euro, për udhëtime jashtë vendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria Kurti, ka shpenzuar 32 milionë euro, për udhëtime jashtë vendit

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në një tubim, …