Zoran Millanoviq e ka fituar mandatin e dytë për kryetar të i Kroacisë, pas numërimit të 98.65 për qind të votave. Partia Social-Demokrate, është në rrugën e duhur për t’i fituar 74.58 për qind të votave, sipas numërimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kroacisë. Kundërshtari i tij në balotazhin e së dielës, Dragan Primorac, nga partia në pushtet, Unioni Demokratik i Kroacisë, i ka fituar 25.42 për qind të votave. Dalja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci – vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – ishte 44.15 për qind, sipas të dhënave fillestare. Ai tha para gazetarëve, se kjo është një ditë e madhe për mua personalisht. Këtë fitore e shoh si njohje për punën time, një lloj besimi i popullit në mua”, u shpreh Zoran Millanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e Vetëvendosjes, Ardiana Matoshi, kritikon ashpër Lulzim Bexhetin me fjalë fyese të rrugaçërisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka bërë komente ofenduese ndaj ish-kandidatit për kryetar të …