Rama dhe Abdixhiku prezantojnë planin 1.5 miliardësh për Prishtinën

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku prezantun të martën planin ambicioz të investimeve për kryeqytetin e Kosovës. Me fokus të veçantë në transformimin e jetës së qytetarëve, ky plan kap shumën prej 1.5 miliardë eurosh, duke premtuar ndryshime rrënjësore në infrastrukturë, shëndetësi, kulturë, arsim dhe sport.

Ky program, tha Abdixhiku, “do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët.

Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Prishtinës Me një investim prej 360 milionë eurosh, LDK u zotua për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës. Abdixhiku tha qëllimi i ndërtimit të Unazës së Jashtme është “shkarkimi i trafikut dhe përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet.”

Zgjerimi i Mësimit Tërëditor

Një nga zotimet kryesore të Abdixhikut përgjatë kësaj fushate zgjedhore ka qenë ai për zgjerimin e mësimit tërëditor. Për kryeqytetin e Kosovës, kreu i LDK-së u zotua se do të bëhet ndarja e 200 milionë eurove për zgjerimin e këtij sistemi për klasat 1 deri në 5.

Spitali i Ri

Abdixhiku u zotua për ndërtimin e Spitalit të Ri në vlerë 500 milionë euro me 150 mijë metra katrorë hapësirë, 38 klinika dhe pajisje të teknologjisë së fundit.

Ai tha se spitali do të ndërtohet në standardet që “përmbush nevojat shëndetësore të qytetarëve për 50 vitet e ardhshme.”

Qendra Kombëtare e Sportit

Një investim prej 120 milionë eurosh do të sjellë një Qendër Sportive me Stadiumin Kombëtar, Pishinën Olimpike, Qendrën Hoteliere dhe Komerciale, Pallat Kombëtar dhe Fakultet të Edukatës Fizike, njoftoi kandidati për kryeministër i LDK-së, së bashku me kryetarin Rama.

Kompleks i Madh Kulturor për kulturën dhe artin, LDK ka planifikuar 100 milionë euro për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Teatrit të Operas dhe Baletit, Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Muzeun e Paqes dhe Rezistencës. Qendra Kombëtare për Inteligjencë Artificiale dhe Parku Teknologjik Me një investim prej 30 milionë eurosh, Prishtina do të bëhet një nga qendrat kryesore teknologjike në rajon, duke promovuar zhvillimin dhe inovacionin, bëri të ditur Abdixhiku.

Dyfishimi i Projektit të Kogjenerimit Abdixhiku dhe Rama njoftuan më tej se plot 120 milionë do të ndahen për “dyfishimin e projektit të kogjenerimin ku përfiton Prishtina metropolitane.”

Abdixhiku e mbylli prezantimin e planit për kryeqytetin duke thënë se “Prishtinën po e bëjmë, Kosovën do ta bëjmë, ndryshimin për jetë më të mirë do ta sjellim – bashkë!”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati mori pjesë në hapjen e marketit humanitar në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mori pjesë në hapjen e marketit humanitar …