Kryeministri Kurti, zhvilloi një takim me ish-ambasadorin, William Walker

Kryeministri Kurti, zhvilloi një takim me Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, për të diskutuar një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të Ambasadorit Walker për këto ngjarje. Në këtë takim, Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si dhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Kryeministri Kurti shtoi se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Walker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Kodra Millaku thekson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të sakrificës për lirinë e Kosovës

Teuta Kodra Millaku thekson rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të sakrificës për lirinë e Kosovës

Sot në Drenas, Teuta Kodra Millaku kandidate për deputete nga radhët e AAK-së, shprehu krenarinë …