leoni

Kurti

RKL: Gjuha shkinishte e Albin paranojës është fashizëm i llojit të vet, është urrejtje patologjike e një të sëmuri mental-politik, jo ironi e rastit

Në vitin 1998, kur serbët kishin vërshuar në Kosovë, në një nga grafitet serbe  në qendër të Prishtinës, ata shkruanim me shkronja të mëdha; Shqiptari su kao muve,  shto znaci za nas, jadan milion muve. Shqiptarët janë si mizat, çka janë për ne një milion miza. Krahasimi i kundërshtarëve politikë,  me miza,  në këtë rast bashkëkombës, është fyerje mbi baza kombëtare, është gjuha e trashëguar shkinishte e Albin paranojës  është fashizëm i llojit të vet, dhe jo ironi e rastit. Përderisa Albini i jep vetes të drejtë t i quajë  miza  pjesëtarët e LDK-së, pse të mos i thuhet Albinit që është morr,  me morrat e horat si vet.

Kjo gjuhë rrugaçe, banditeske, në mungesë elementare të edukatës, tregon frikën paranoje, që ka Kurti, pasi e ndien thellë në qenien e tij mjerë, humbjen katastrofale, e më pas ndjekjen  penale, që do t i bëhet si kryemafiozi  i korrupsionit, dikur kume dhe drugar i Radojçiqit, për pazare politike për t’i  bashkuar votat kundër veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe abuzimeve me pushtetin në çdo segment. Fakti se ai nuk distancohet nga Mim0za Kusari, ajo që kishte arritur marrëveshje, kundër veteranëve  me brate Radojçiqin,  por nga vendi 17 i listës në zgjedhjet e kaluara tani  e radhitë  në numrin 7,  tregon më së miri frikën dhe stresin e tij paranojak… Albin Kurti me një pjesë të kruzhokut të tij militant politik, jo me krejt partinë,  nuk si të mos të na sjellë në kujtesë, gjenezën e shqiptarit lindor, sikur e kishte përkufizuar në mënyrë profetike, filozofi shqiptar, Kristë Maloku.

Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është  Lindori është kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ata ujqit, që shkojnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Vendi ku ushqehet dhe majmet Lindori shqiptar është Atdhe për te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesi.

 

Shqiptarë e politikanë të tillë dyfytyrësh ka edhe në partitë e tjera, por logjikisht ka më shumë aty ku ata  janë në shumicë numerike, në partinë Vetëvendosje të Albin Kurtit

Arroganca dhe mendjemadhësia delirante e Albin Kurtit shkon deri atje ku e prezanton veten krejt hapur, mbi ligjin, mbi shtetin dhe mbi të gjitha institucionet, duke iu përmbajtur marrëzisht motos krahasuese-imagjinare të shprehjes, paradoksale; ‘Shkon Kodra te Muhamedi, e jo  ai te Kodra’, konkretisht, shkon Prokuroria te Albin-kryeministri e jo ai në Prokurori. Kjo mendje madhësi e kompleksuar  në qenien e tij,   tregon më së miri egon e sëmurë për pushtet absolut, si të Luigjit të Madh, i njohur për thënien ‘Shteti Jam Unë;,  madje disa herë në diskursin dhe paraqitjen para publike duke parafrazuar   edhe Cezarin dhe pushtetin e tij absolut, duke lënë të kuptohet se qenka një Cezar i kohës sonë.

Albin Kurti, lavdërohet dhe e vë në qiell meritën e demonstratës së 1 tetorit të vitit 1997, meqë nuk ka asgjë tjetër me të cilën do të  krenohet, as në familje as në rrethin shoqëror,  përveç edhe me sulmet e dhunshme me tym e zjarr brenda dhe jashtë institucioneve të shtetit të Kosovës, për të cilat ende mendon se kanë qenë merita, madje dhe lavdërohet se ka mbajtur edhe burg, për sulmet brenda dhe jashtë Kuvendit.

Gjithsecili njeri  është i  detyruar t i shërbejë Atdheut të tij, pa shpërblim, po nuk është për t’ u qortuar ai i cili i shërben atdheut edhe shpërblehet. Por nuk  ka gjë më të poshtër sesa ta vësh atdheun në rrezik për interesa personale.

  1. 1. 2025

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit, Sokol Dobruna, ka deklaruar se ka probleme me kujtesën

Dëshmitari i Prokurorisë,  Sokol Dobruna, ka thënë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë …