Albin Kurti gjatë fushatës në Mitrovicë ka thënë në popullsinë e në shoqërinë tonë, në politikën e në institucionet tona, nuk ka ‘krah të luftës’ e ‘krah të paqes’ por ka krahutidealist të luftës që janë në Lëvizje si ngahera. Faik Konica, ka thënë një shprehje lapidare, i ka shumë të tilla por unë përzgjodha njërën sonte. Po e citoj: ‘Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve’. Ne jemi nga ana e kombëtarëve” jo e zuzarëve. Kurti i akuzoi partitë e tjera edhe për tradhti dhe tha se do të “plaken” e “rrokaten” në opozitë, ata “nuk do të kthehen më në pushtet”. “Kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LDKyhit që thotë se po i pëlqen popullit a populli ka simpati për ta, kjo mua m’i përngjan asaj mizës që thoshte ‘kudo po shkoj po më presin me duartrokitje’. Pra, kur ata thonë që populli po i pëlqen ata, është si ajo miza që lavdohej se njerëzit po e presin me duartrokitje. E ju e dini shumë mirë që me ato duar që duatrokasin çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR: Situata në Kosovë është e qetë, por e brishtë, vazhdojnë patrullimet në veri në koordinim me Policinë
Misioni paqeruajtës i KFOR-i ka njoftuar se situata në Kosovë është e qetë, por mbetet …