Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump

Presidenti i Aleancës Kosova e Re,  Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump. Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj me anë të një njoftimi në  ku thotë se ish-presidenti i Kosovës ka pranuar ftesë të veçantë për ceremoninë e inaugurimit më 20 janar. Me ftesë të veçantë të Presidentit Donald  Trump, Presidenti Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ShBA-së me 20 janar. Për presidentin Pacolli, marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë me rëndësi të veçantë, dhe lidhja e tij shumëvjeçare me Presidentin Trump pasqyron këtë përkushtim. Presidenti Trump ka luajtur një rol kyç në avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ai ishte presidenti i parë amerikan që i bëri thirrje Serbisë të njohë Kosovën përmes një marrëveshjeje të njohjes reciproke dhe gjithashtu mundësoi njohjen e Kosovës nga Izraeli. Presidenti Pacolli është i bindur se nën udhëheqjen e presidentit Trump, Kosova do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj global, të tejkalojë izolimin ndërkombëtar aktual dhe të arrijë përparime të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë, ka shkruar Zyberaj.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR: Situata në Kosovë është e qetë, por e brishtë, vazhdojnë patrullimet në veri në koordinim me Policinë

Misioni paqeruajtës i KFOR-i ka njoftuar se situata në Kosovë është e qetë, por mbetet …