leoni

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vizituar një biznes prodhues të pijeve dhe një fabrikë prodhimi dyer dhe dritare alumini në Therandë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vizituar një biznes prodhues të pijeve dhe një fabrikë prodhimi dyer dhe dritare alumini në Therandë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir  Limaj  ka vizituar një biznes prodhues të pijeve dhe një fabrikë prodhimi dyer dhe dritare alumini në Suharekë, duke theksuar rëndësinë e zonës industriale për zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai e vlerësoi këtë si një arritje të qeverisjes së Nismës, që ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin ekonomik. Limaj ka kritikuar qeverinë aktuale për mospërkrahjen e bizneseve gjatë katër viteve të fundit, duke i lënë ato të neglizhuara dhe të pasigurta. Ai ka theksuar se politikat e qeverisë kanë penguar zhvillimin dhe rritjen e bizneseve, duke krijuar një atmosferë të pasigurisë dhe duke bllokuar mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës. Qeveria ka dështuar të mbështesë bizneset, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre. Nisma Socialdemokrate dhe unë personalisht do të angazhohemi për të krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e bizneseve dhe do të luftojmë për mbështetje të vërtetë dhe për një politikë që ofron mundësi për çdo biznes që kontribuon në ekonominë e vendit, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker,  ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar …