Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë, në fshatin Milloshevë dhe në Kastriot

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë, në fshatin Milloshevë dhe në Kastriot

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka vijuar turin e tij të takimeve me qytetarët, duke vizituar së fundmi fshatin Milloshevë dhe në Kastriot. Ai është pritur me entuziazëm të madh nga banorët e fshatit dhe ka theksuar se fushata e tij është shndërruar në një “kryengritje të djathtë kombëtare.” Abdixhiku e ka vlerësuar këtë mbështetje masive si një shenjë të dëshirës për ndryshim të thellë, duke shtuar se “populli ynë do ndryshim!” Ai ka deklaruar se ndryshimi është tashmë i pashmangshëm dhe ka falënderuar qytetarët për angazhimin e tyre. “Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pritja ishte madhështore. Kaq shumë entuziazëm e mbështetje po gjejmë në çdo anë të vendit! Kjo fushatë është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare! Ndryshimi po vjen dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë!” – ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker,  ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar …