Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë ua ka vazhduar masën e paraburgimit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë

Gjykata speciale, në Hagë,  kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë. Në vendimet e datës 13 janar 2025, trupi gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit, që deri më 21 shkurt 2025 të dorëzojë shkresat për rishqyrtimin e ardhshëm të masës së paraburgimit. Edhe pse paneli ka konstatuar se nuk ka informacione të mjaftueshme që tregojnë se të akuzuarit mund t’i shmangen drejtësisë, është vlerësuar se ekziston rreziku i pengimit të procedurave dhe i kryerjes së krimeve të tjera ndaj kundërshtarëve të perceptuar të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët. Në të dy vendimet, Prokuroria pretendon se nuk ka ndryshime nga vendimet e mëparshme dhe se paraburgimi mbetet masë proporcionale për të menaxhuar rreziqet. Paneli ka përfunduar se asnjë masë alternative nuk mund të menaxhojë në mënyrë efektive këto rreziqe.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …